Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër, bashkia del me njoftim: Qindra ha tokë nën ujë, 99 persona janë evakuuar

Përmbytjet në Shkodër, bashkia del me njoftim: Qindra ha

Shkodra është një nga qarqet më të goditura nga moti i keq. Bashkia Shkodër ka nxjerrë një njoftim për përditësimin e situatës, ku bën me dije se qindra hektarë tokë janë përmbytur.

Më tej bën me dije se janë evakuuar 99 persona dhe se në rrugën e Obotit, niveli i ujit arrin rreth 40 cm. Ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Njoftimi i Bashkisë:

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit - Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40 cm.

3.  Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit

26 familje janë evakuuar, gjithsej 99 persona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri  Zi, 19 familje (77 persona), po evakuohen 30 krerë gjë e gjallë, të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 persona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 persona)

Të fundit