Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër, Qeveria ia lë faturën e dëmshpërblimeve Voltana Ademit

Përmbytjet në Shkodër, Qeveria ia lë faturën e
Edi Rama - Voltana Ademi

Prej më shumë se një muaji, një pjesë e mirë e Shkodrës, kryesisht zona e Obotit ndodhet nën ujë dhe qytetarët presin që të dëmshpërblehen pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Por, faturën e dëmshpërblimit Qeveria ja ka lënë përgjegjësi bashkisë së Shkodrës dhe këtë e ka bërë me dije ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi. Ajo deklaron  se faturën e përmbytjeve në Obot, por edhe të gjitha zonat e tjera të prekura duhet ta paguajë pushteti lokal, bashkitë.

“Kush do ta paguajë faturën? Ne kemi një ligj për mbrojtjen civile. Nuk u shpall gjendja e fatkeqësisë, por në të tilla situata bashkitë duhet të kenë një fond 4% për të përballuar këtë dëm. Bashkia duhet të bëjë dëmshpërblimin. Duhet ta bëjë bashkia. Në Obot ne si ministri Bujqësie kemi vendosur në ndihmë një sasi ushqimi që shkon 56 ton për bagëtinë” tha ministrja në ABC.

Pak ditë më parë, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi deklaroi se fatura e dëmeve shkon mbi 4 miliardë lekë.

Të fundit