Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Shkodër/ Rreth 1,750 ha tokë nën ujë, 2 akse rrugore vijojnë të bllokuara

Përmbytjet në Shkodër/ Rreth 1,750 ha tokë nën
Foto Ilustruese

Situata e shkaktuar nga përmbytjet në Shkodër mbetet shqetësuese. Bashkia Shkodër njoftoi se rreth 1,750 hektarë janë përmbytur, ndërsa niveli i ujit në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin mbetet nën kuotën maksimale.

Ndërkohë, në njësinë Administrative Ana Malit vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot dhe nëpër të mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Gjithashtu ujësjellësi Oblika 1 vijon që të jetë jashtë funksionit.

Po ashtu, vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Në Njësinë Administrative Guri Zi, vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Të fundit