Flash News

E-TJERA

Përmbytjet në Vlorë, banorja e prekur me lot në sy: S’ka ardhur askush të pyesë, a jeni gjallë a vdekur

Përmbytjet në Vlorë, banorja e prekur me lot në sy:

Përmbytjet nga reshjet intesive të shiut gjatë të premtes kanë shkaktuar dëme të mëdha te banorët e Vlorës.

Një grua e moshuar me lot në sy tregon për News24 se gjithçka është shkatërruar në banesën e saj. Ajo tregoi se janë përmbytur dhe herë të tjera dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Gjysmë metër brenda uji, jashtë 1 metër. Shtëpia kallame. Kam 24 orë në këmbë. Po i hedh poshtë, nuk vlejnë më, vijnë erë. Ça të thotë nëna. Gjithçka është e shkatërruar. Gjithçka e përmbytur. Ja uji akoma në banesë. Nuk ka ardhur asnjë të na pyesë a jeni gjallë a vdekur. Të gjitha banesat në lagje janë përmbytur.

Kemi marrë dy batanije ushtarake kur jemi përmbytur herën e kaluar. Dy batanije dhe unë dhe kjo gjitonja se shkuam bashkë. Erdhi një burrë dhe grua, dhe ne e kishim nxjerrë dollapin jashtë se s’kishim çfarë t’i bënim, ai tha ku di unë që s’e ke nxjerrë vetë. Shkatërrimi ka qenë njësoj. Niveli i ujit ishte pak më pak se kësaj radhe”, tha gruaja.

Të fundit