Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Përkeqësohet situata në Lezhë, si paraqitet në Shkodër

Përmbytjet/ Përkeqësohet situata në Lezhë, si paraqitet

Situata nga moti i keq është përkeqësuar në Lezhë. Mijëra hektarë tokë janë ende nën ujë në Lezhë dhe Shkodër, dy qarqet me problematikat më të mëdha nga përmbytjet.

Bashkia Lezhë ka bërë me dije se janë 2350 ha nën ujë, 250 ha në zonën e Zadrimës, 800 ha në hidrovorin Balldre, 500 ha në fshatin Torovicë dhe 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të ketë prezencë uji në 4 banesa. Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

E pakalueshme mbetet edhe rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) si dhe në fshatin Piraj.

Ndërsa Bashkia Shkodër bën me dije se situata ka pësuar përmirësim. Aktualisht janë 1130 ha tokë e përmbytur. Rruga e Obotit kalohet vetëm me mjetet e ushtrisë. Autoritetet kanë evakuuar 24 persona.

Po ashtu raportohet për gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Të fundit