Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Reagon delegacioni i BE: Të gatshëm të mbështesim popullin shqiptar

Përmbytjet/ Reagon delegacioni i BE: Të gatshëm të

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve të shkaktuara nga kushtet atmosferike në disa zona të vendit, duke shprehur shqetësimin e tij dhe gatishmërinë për të mbështetur autoritetet dhe qytetarët shqiptarë.

Në një njoftim zyrtar, BE bën të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet dhe se strukturat përkatëse janë angazhuar për monitorimin dhe menaxhimin e situatës.

Njoftimi i Delegacionit të BE-së:

Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në disa zona të Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Të fundit