Flash News

E-TJERA

Përmbytjet shembin urat, si paraqitet situata në vend nga reshjet e dendura

Përmbytjet shembin urat, si paraqitet situata në vend nga reshjet e

Reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit në vendin tonë kanë sjellë dhe përmbytje të zonave të ndryshme dhe për pasojë janë shembur dhe disa ura.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Mbrojtjes thotë se kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e tyre.

“Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër”, - thuhet në njoftimin e MM.

Të fundit