Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Situata në Lezhë vijon problematike, 1300 ha dhe katër shtëpi të përmbytura; rrugët e pakalueshme

Përmbytjet/ Situata në Lezhë vijon problematike, 1300 ha dhe

Situata nga përmbytjet vijon të jetë problematike në Lezhë. Bashkia ka dalë me një njoftim për mediat, ku bën me dije se reshjet kanë qenë me intesitet të lartë, ku niveli ka arritur rreth 40 mm reshje.

1300 hekatër tokë mbeten nën ujë, ndërsa katër banesa vijojnë të jenë të përmbytura. Rrugët e pakalueshme janë: Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër), në fshatin Piraj, aksi që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj.

Situata paraqitet si më poshtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.
Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuotë kritike. Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave por të papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

 

Të fundit