Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Uji merr para një makinë në Malësi të Madhe, dyshohet se ishin babë e bir

Përmbytjet/ Uji merr para një makinë në Malësi të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe. Nga vendngjarja raportohet se uji ka marrë para një makinë, në të cilën dyshohet se ndodhen babë e bir.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia dhe forcat e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

Pritet mbërritja e ekipeve emergjente për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga zona e mbuluar nga uji. Qarku i Shkodrës ka një historik përmbytjesh. Edhe këtë herë, janë shfaqur problematika të ndryshme.

400 ha në fushën e Murriqanit janë nën ujë. Disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa probleme ka edhe me rrugët dytësore.

Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa. 3 familje në Malësi të Madhe janë evakkuar.

Të fundit