Flash News

E-TJERA

Përmbytjet/ Vasili: Rama llafazani del 10 herë për Portin e Durrësit, por jo kur Shqipëria është në hall

Përmbytjet/ Vasili: Rama llafazani del 10 herë për Portin e

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dënon heshtjen e kryeministrit Edi Rama teksa vendi është përfshirë nga përmbytjet dhe moti i keq. Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim për situatën.

Vasili thotë se kryeministri del për mediat 10 herë në ditë kur bëhet fjalë për Portin e Durrësit dhe projekte të tjera, që sipas tij, synon të vjedhë, por jo kur shqiptarët janë në “hall”.

Ai i bën thirrje kreut të qeverisë të reagojë për situatën e vështirë që ka prekur banorët e disa zonave nga moti i keq.

“Edi Rama per permbytjet memec, per Portin e Durresit llafazan!! Asnje fjale nga ky medemek kryeministri i Shqiperise nderkohe qe gjithe vendi eshte ne daren e permbytjeve. Ky llafazani i palodhur qe flet dhjete here ne dite per Portin e Durresit per permbytjet hiç fjale.

Sot duan ndihme shqiptaret por kryeminister nuk kane. Kryeministri eshte ne kembe vetem kur behet fjale per grabitje te medha si Porti i Durresit etj afera pa fund. Edi Rama dil e fol se sot eshte Shqiperia ne hall.

Po nuk ke faj per ty hall eshte vetem Porti i Durresit se paradhenia te merr me qafe! O KM ja ku i ke Fotot e qyteyeve nen uje dil e fol, apo po pret te dale dielli e te fillosh hartimet idiote me beteja e me armiq!”-shkruan Vasili.

Të fundit