Flash News

E-TJERA

Përmendi Konicën, studiuesi nxjerr fotot dhe ironizon Ramën: E këndojmë kur na merr malli, shtëpinë ia lamë t’i mbijë bari

Përmendi Konicën, studiuesi nxjerr fotot dhe ironizon Ramën: E

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij një ditë më parë në Kuvend citoi Faik Konicën teksa ironizoi deputetët e opozitës, duke thënë se e mendojnë si vetja, teksa po shqyrtohej projektligji për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”.

Ndër të tjera, Rama iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë “A do qumësht, a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë, bandi, damdi, kandi, randi, rroftë e qoftë Salillandi.

Ndërkohë, studiuesi Auron Tare ka reaguar, duke i kujtuar kryeministrit se në fjalimet e tij e përmend shkrimtarin Konica për të sulmuar opozitën, por shtëpinë ku lindi dhe u rri e ka lënë në harresë.

“Flasim shumë për Faik bejnë, e këndojmë kur na merr malli shtëpinë ja lame ti mbijë bari”, shkruan me ironi Tare në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me foto nga banesa tashmë e rrënuar. 

 

 

Të fundit