Flash News

E-TJERA

Përmet, gjendet e pajetë një 67-vjeçare në lumin Vjosa

Përmet, gjendet e pajetë një 67-vjeçare në lumin

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur 'Ish Parku', në lumin Vjosa, Përmet. Policia bën me dije se në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gjithashtu thotë se viktima është një grua 67-vjeçe me inicialet R. Sh. Policia nuk jep detaje të mëtejshme për këtë ngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

“Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e quajtur 'Ish Parku', në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet”, njofton policia.

Të fundit