Flash News

E-TJERA

Përmirësohen kushtet atmosferike, parashikimi i motit për sot

Përmirësohen kushtet atmosferike, parashikimi i motit për sot

Ditën e premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e kthjellimesh në orët e para të ditës. Më pas shtim të vranësirave dhe alternime të herëpasherëshme kthjellimesh.

Duke filluar nga orët e mesditës parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Nga orët e mbrëmjes reshjet kryesisht në jug pritet të jenë hera – herës me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Më pas reshjet humbasin territor e intensitet, priten të izolohen në relievet malore në jug të vendit.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 40°C
në zonat e ulëta 8 deri 18°C
në zonat bregdetare 8 deri 20°C

Të fundit