Flash News

E-TJERA

Përndiqte një të mitur në WhatsApp, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Përndiqte një të mitur në WhatsApp, arrestohet

Policia në Vlorë ka arrestuar një 25-vjeçar për përndjekjen e një vajze të mitur.

Sipas policisë, 25-vjeçari e ka përndjekur duke e kontaktuar vazhdimisht në rrjetin WhatsApp.

Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik ndaluan shtetasin H. M., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas të mitur, duke e kontaktuar vazhdimisht në rrjetin WhatsApp”, njofton policia.

Të fundit