Flash News
Po kalonin kanalin anglez, humbin jetën disa emigrantë, mes tyre edhe një fëmijë
Shkon në 21 numri i viktimave nga përmbytjet në Bosnje - Hercegovinë
Berisha publikon kolonën zanore që do të shoqërojë protestën e 7 tetorit
Dogji gruan me benzinë, sot seanca ndaj Bledar Trëndafilit
Zjarri në azilin privat në Tiranë, u lënduan 4 të moshuar
Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar i cili ka përndjekur dhe më pas ka kanosur nëpërmjet telefonit një 38-vjeçare.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 38-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe e kanoste se do të publikonte disa foto intime të saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi G. M., 21 vjeç, banues në Vlorë.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.