Flash News

E-TJERA

Përndoqi dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet i riu në Lushnje - EMRI

Përndoqi dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, arrestohet i

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi akuzohet për përndjekje dhe dhunë. 

Në pranga ka rënë Fatjon Ahmetaj, i cili sipas Policisë ka përndjekur për një periudhë 2 mujore një 30-vjeçare dhe e ka dhunuar në një firmë tregtare ku ajo punonte. 

Ka qënë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në Polici.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregtar në të cilën ajo punonte”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit