Flash News

E-TJERA

Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet 25-vjeçari nga Laçi

Përndoqi, dhunoi dhe kërcënoi një vajzë, arrestohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 25-vjeçar nga Laçi, pas kallëzimit të bërë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila po udhëtonte me taksi së bashku me familjen e saj drejt Vlorës. Sipas dëshmisë së saj, një shtetas e kishte ndjekur me automjetin e tij, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë.

Pas marrjes së kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë, organizuan një operacion për ndalimin e të dyshuarit. Ai u lokalizua dhe u arrestua në zonën e Vlorës.

Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit I.B., 25 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi një send që dyshohet të jetë armë zjarri pistoletë. Kjo armë është dërguar për ekspertizë në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar llojin e saj.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se 25-vjeçari ka përndjekur, dhunuar dhe kanosur 31-vjeçaren për një periudhë pesëmujore. Ai tashmë po përballet me akuzat për përndjekje dhe posedim të paligjshëm të armës së zjarrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një 31-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila udhëtonte me taksi me familjen e saj në drejtim të Vlorës, dhe një shtetas po e ndiqte me automjetin e tij, kanë organizuar punën duke bashkëpunuar dhe me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për kapjen e tij, pasi nga informacionet ky shtetas kishte lëvizur me automjet në drejtim të Vlorës.

Në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Vlorë u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi për në Komisariatin e Policisë Fier e shtetasit I.B, 25 vjeç, banues në Laç.

Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në automjet shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një send në dukje armë zjarri pistoletë, e cila do dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim për të përcaktuar llojin e saj.

Nga hetimet paraprake rezultoi se 25-vjeçari për një periudhë 5 mujore e ka përndjekur, dhunuar e kanosur këtë shtetase.”- njoftoi policia.

Të fundit