Flash News

E-TJERA

"Përparim i kufizuar", sot prezantohet progres raporti për Shqipërinë në Komisionin Europian

"Përparim i kufizuar", sot prezantohet progres raporti për

Sot në Komisionin Europian do të prezantohet progres raporti për Shqipërinë dhe vendet që aspirojnë integrimin . Do të jetë Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit Oliver Varhelyi që do të prezantojë para eurodeputetëve ecurinë e reformave dhe përmbushjen e kushteve për tu anëtarësuar në BE.

Paketa e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.

Prezantimi i raportit i hap rrugë fazës së propozimeve për amendime nga eurodeputetët. Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe se do të zhvillojë konferencën ndërqeveritare brenda vitit, por vetoja e Bullgarisë i ka "shuar" shpresat.

Në draftet e raporteve që do të miratohen sot do të jetë dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, çështje që është në duart e Këshillit të BE-së ku nuk është arritur kompromis mes vendeve anëtare që të merret ky vendim.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu caktua një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE as në mbledhjen e fundit. Shkak për këtë u bë vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila pengoi procesin edhe për Shqipërinë, pasi shumë vende të BE-së nuk dëshirojnë që procesi për të dyja shtetet të ecë paralelisht.

Shqipërisë i refuzohet për të disatën herë nisja e bisedimeve. Kujtojmë që Shqipëria ka statusin e vendit kandidat që prej viti 2014 dhe prej shtatë vitesh nuk ka mundur që të nisë bisedimet e anëtarësimit. BE është shprehur se nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe për prespektivën e integrimit të këtij rajoni është rënë dakord që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut.

 

Të fundit