Flash News

E-TJERA

"Përparimi mund të ndodhë në një atmosferë të qetë"/ Ambasada Amerikane mesazh 'të koduar' për situatën në PD?

"Përparimi mund të ndodhë në një atmosferë

Ambasada amerikane ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të zv.Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland. Kjo e fundit thotë se "Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar", ndërsa i referohet situatës së tensionuar në Ukrainë.

Ky mesazh i shpërndarë në faqen e ambasadës është marrë nga mediat si mesazh 'i koduar' i kryediplomates amerikane Yuri Kim për situatën në PD.

Një ditë më patë zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Të fundit