Flash News

E-TJERA

Përplasen 3 automjete në aksin Maminas - Gjiri i Lalëzit, plagosen 2 pasagjere

Përplasen 3 automjete në aksin Maminas - Gjiri i Lalëzit,

Tre automjete janë përfshirë në një aksidenr në aksin Maminas - Gjiri i Lalëzit.

Për pasojë, janë plagosur dy pasagjere të njërit mjet, njëra 27 vjeçe dhe tjetra 23 vjeçe.

"Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit