Flash News

E-TJERA

Përplasen 3 makina në Gjirokastër, ka të plagosur

Përplasen 3 makina në Gjirokastër, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd-Elbasan, në kthesën e Viroit në Gjirokastër.

Në aksident janë përshirë dy automjete, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.

Sakaq, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit