Flash News

E-TJERA

Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar

Përplasen 4 makina në Fier, dy persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës” në qytetin e Fierit.

Mësohet se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë dy persona janë lënduar.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të shumëfishtë. 

Të fundit