Flash News

E-TJERA

Përplasen banorët e dy fshatrave në Kuçovë, banorët e Lumasit kundërshtojnë ndërtimin e ujësjellësit në Sinec

Përplasen banorët e dy fshatrave në Kuçovë,
Pamje ilustruese

Ka vazhduar edhe sot protesta e banorëve të fshatit Lumas në Kuçovë për burimin e Sinecit. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi në Sinec me arsyetimin se kjo do t'iu heqë mundësinë për tu ushqyer dhe kryer aktivitetin e tyre bujqësor.

Kujtojmë se disa prej banorëve të  Lumasit që kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve. Ndërsa banorët e fshtatit Vodë kërkojnë të kundërtën, të ndërtohet ujësjellësi. Ata kanë protestuar me thirrjet 'duam ujë'.

Qëndrimet e ndryshme kanë çuar në përplasje mes banorëve të fshatit Lumas dhe Vodë. Ata janë konfliktuar fizikisht dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë banorët.

Të fundit