Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete/ Gjashtë të plagosur në aksin Burrel-Klos, dy në gjendje të rëndë

Përplasen dy automjete/ Gjashtë të plagosur në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Klos. Nga të dhënat paraprake, mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Grupi hetimor ka nisur zbardhjen e rrethanave dhe pritet një njoftim nga policia për më shumë detaje rreth aksidentit. Ndërkohë të plagosurit janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Të fundit