Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete/ Mes të plagosurëve dhe të mitur, drejtuesi në gjendje të rëndë për jetën

Përplasen dy automjete/ Mes të plagosurëve dhe të mitur,
Foto ilustruese

Dy automjete janë përplasur, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre dhe të mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19.00 të pasdites në Sukth. Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip “Renault” me drejtues F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues Xh.B., rreth 55 vjeç.

Policia njofton se janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault” dhe pasagjerët në mjet E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç.

Drejtuesi është në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar në Tiranë për shërbim të specializuar shëndetësor.

Të fundit