Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në aksin Laç–Patok, plagoset njëri nga drejtuesit

Përplasen dy automjete në aksin Laç–Patok, plagoset

Dy automjete janë aksidentuar sot në aksin Laç–Patok.

Policia njofton se si pasojë njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

 "Kurbin /Informacion paraprak. Në aksin rrugor Laç–Patok, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete. Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit e mjeteve është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Me shtetasin E. K. po kryhen veprimet procedurale përkatëse. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia. 

Të fundit