Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë një grua

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, ndërron
Foto ilustruese

Një grua ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë, dy automjete janë përplasur në afërsi të një karburanti, e për pasojë humbi jetën pasagjerja e njërit mjet Gjelina Lleshi 65 vjeç.

Informacioni paraprak i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë shtetasja Gj.Ll., pasagjere  në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .

Informacioni në vijim:

Në vijim të informacionit paraprak ju informojmë se ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll.

 

 

 

Të fundit