Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në aksin Maqellarë–Peshkopi, 4 të plagosur

Përplasen dy automjete në aksin Maqellarë–Peshkopi, 4

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Maqellarë–Peshkopi, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Si pasoje, mbetën të plagosur katër persona

Në njërën prej makinave udhëtonin tre persona nga Kosova, ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një i ri nga Peshkopia.

Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe ka pësuar fraktura të shumta, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike. Tre qytetarët kosovarë po marrin mjekim në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në asfalt kanë shkaktuar përplasjen. 

Të fundit