Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Sarandë-Ksamil, dy të plagosur, mes tyre një 15-vjeçar

Përplasen dy makina në Sarandë-Ksamil, dy të plagosur, mes
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil.

Sipas policisë, dy mjete janë përplasur pasi njëra prej tyre, pasi kishte pësuar defekt po shtyhej nga drejtuesi dhe tre persona të tjerë.

Nga përplasja, u plagos drejtuesi i mjetit të prishur dhe një 15 vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

 

 

Të fundit