Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në Durrës, bllokohet qarkullimi në rrugën “Mujo Ulqinaku”

Përplasen dy automjete në Durrës, bllokohet qarkullimi në

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Dy automjete janë përplasur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, e cila lidh rrugën e Dëshmorëve me stadiumin.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por përplasja ka shkaktuar bllokimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Policia ndodhet në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Qarkullimi pritet të normalizohet pas largimit të automjeteve të përfshira në përplasje.

Të fundit