Flash News

E-TJERA

Përplasen dy automjete në Këlcyrë, një person përfundon në spital

Përplasen dy automjete në Këlcyrë, një person

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin “Ura e Leklit-Këlcyrë”. Dy mjete u përplasën në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, e si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere. 

"Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Ura e Dragotit”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. P., dhe automjeti me drejtues shtetasin A. K..

Si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja shtetasja T. K., e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit