Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina dhe përfundojnë brenda në një lokal në Lushnje

Përplasen dy makina dhe përfundojnë brenda në një lokal

Një aksident ka ndodhur në Pluk të Lushnjës, teksa dy makina kanë përfunduar brenda një lokali.

Drejtuesi i automjeti tip Volksvagen ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip Benz, i cili ka qenë i parkuar para lokalit dhe të dy mjetet kanë përfunduar brenda ambjenteve të lokalit, duke e shkatërruar plotësisht.

Drejtuesi i automjetit Volksvagen është dërguar me urgjence në spitalin e Lushnjës.

Fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel, në momentin që makinat kanë përfunduar brenda tij.

Pronarja e lokalit shprehet se kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme, ndërsa ishte në shtëpi, teksa kamerat sipas saj treguan se çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka, thekson ajo.

Të fundit