Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina gjatë natës në aksin Milot – Lezhë, 5 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Përplasen dy makina gjatë natës në aksin Milot –

Një aksident është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në aksin Milot – Lezhë.

Konkretisht, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Treshit” janë përplasur me njëra-tjetrën dy makina e për pasojë janë plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 2 vjeç.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K.B. 36 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë parregullt”.

Me datë 23.09.2022, rreth orës 00:00, duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi K.B., drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi A.Sh. 36 vjeç, banues në Tiranë, si dhe pasagjerët në mjetin e shtetasit A.Sh., konkretisht K.M. 20 vjeçe, banuese Lezhë, E.T. 19 vjeçe, banuese në Vlorë dhe një fëmijë i mitur 2 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Të fundit