Flash News

E-TJERA

Aksident në afërsi të Koplikut/ Humb jetën në spital një person, plagosen tre të tjerë

Aksident në afërsi të Koplikut/ Humb jetën në spital
Pamje nga vendngjarja

Një aksident ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në afërsi të rreth-rrotullimit të Koplikut.

Dy automjetete u përplasën dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë. Nuk dihen ende identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident.Në 48 orët e fundit në vend janë regjistruar disa aksidente, ku pati dhe viktima.

Të fundit