Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Fier- Ballsh, një i plagosur

Përplasen dy makina në aksin Fier- Ballsh, një i plagosur

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Ballsh, pranë fshatit Plyk, ku dy automjete, një “Skoda” dhe një “Ford”, janë përplasur mes tyre.

Nga goditja e fortë, një prej drejtuesve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit është shoqëruar në komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të fundit