Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë-Milot, humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë-Milot, humb

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në superstradën Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës.

Nga të dhënat e deritanishme, një automjet tip “Mercedes”, me drejtues Radvan Maja, banues në Borizanë, është përplasur me një automjet tjetër tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga Ndrecë Ruci, nga Mirdita

Si pasojë, ka humbur jetë një grua e identifikuar si Tereze Laska, ndërsa drejtuesi i "Passatit" Ndrecë Ruci, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. 

Gjithashtu bëhet me dije se, nga aksidenti është lënduar edhe një grua e cila ndodhej në ambientin e biznesit të saj pranë vendngjarjes. Ajo është goditur nga pjesë të shkëputura të automjetit “Passat” dhe është dërguar për mjekim.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi nga “Passat”-i dhe shpejtësia e lartë e automjetit tjetër, por hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. 

Të fundit