Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, tre të

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën sot në mesditë në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre persona.

“Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç.

Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit