Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 37-vjeçari

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën
Foto ilustruese

Një person gjeti vdekjen dhe një tjetër u plagos si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ndodhi në fshatin Ziaj, ndërsa viktimë mbeti një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident Indrit Rushitaj 37 vjeç.

Po ashtu, drejtuesi i mjetit tjetër Fatjon Lalaj u plagos dhe ndodhet në spital.

Mallakastër/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:45, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj, shtetasi Indrit Rushitaj, 37 vjeç, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Bmë” me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit