Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy pasagjerë

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, plagosen dy

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Poçem.

Dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë lënduar 2 pasagjerë.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Të fundit