Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin “Levan–Tepelenë”, humb jetën 39-vjeçarja, dy të tjerë plagosen

Përplasen dy makina në aksin “Levan–Tepelenë”,

Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një automjet tip ‘KIA’ është përplasur me një ‘Benz’. Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip ‘KIA’, një 39-vjeçare dhe janë plagosur drejtuesi i ‘Benzit’ dhe një pasagjer që udhëtonte me të.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Informacion paraprak-Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit