Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç, njëra përfundon në kanal; Dy të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç, njëra

Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç.

Dy makina u përplasen me njëra tjetrën, ndërsa njëra përfundoi në kanal, siç duket në foto. 

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, në makinë mbetën të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Për shkak të dëmtimeve të shumta të mjetit,  u desh edhe ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëse për t’i nxjerrë të dëmtuarit nga makina.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Të fundit