Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Lezhë- Shkodër, përfundon në spital drejtuesja e njërit prej automjeteve

Përplasen dy makina në aksin Lezhë- Shkodër, përfundon

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku sipas burimeve, e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërës prej automjeteve.

Raportohet se e plagosura u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Të fundit