Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Peshkopi–Maqellarë, 4 të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Peshkopi–Maqellarë, 4 të

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë. 

Siç njofton policia, në aksident janë përplasur me njëra-tjetrën dy automjete dhe si pasojë  kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Njëri prej çifteve u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Dibër / Informacion paraprak-Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit

Të fundit