Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin rrugor Milot-Rrëshen, katër të plagosur në Spitalin e Traumës

Përplasen dy makina në aksin rrugor Milot-Rrëshen, katër

Katër persona u plagosën pasditen e sotme si shkak i një aksidenti në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj.

Sipas Policisë, makina tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë janë plagosur 4 persona dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit