Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dy të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, dy

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në segmentin Tepelenë-Gjirokastër.

Sipas policisë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Luzat”, duke shkaktuar plagosjen e shoferit të njërës prej tyre dhe pasagjerit të mjetit tjetër të përfshirë në aksident.

“Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”, automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Të fundit