Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Vlorë-Novosel, dy të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Vlorë-Novosel, dy të plagosur
Foto ilustruese

Një aksident u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Novosel.

Sipas njoftimit të policisë, nga përplasja e dy makinave janë plagosur dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit