Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në aksin Vorë-Rinas, humb jetën 45-vjeçari

Përplasen dy makina në aksin Vorë-Rinas, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë mbrëmje në aksin Vorë-Rinas në Tiranë.

Dy mjete u përplasën e si rrjedhojë humbi jetën njëri nga shoferët,  Q.H., 45 vjeç. 

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Të fundit