Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Durrës, njëri nga drejtuesit merr lëndime në kokë

Përplasen dy makina në Durrës, njëri nga drejtuesit merr

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi”, në lagjen 17 të Durrësit, në unazë.

Në aksident u përfshinë dy automjete, një mjet tip “Ford Fiesta” dhe një “Audi”.

Si pasojë e përplasjes, një nga drejtuesit e mjeteve ka pësuar lëndime në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për trajtim mjekësor.

Shkak kryesor i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia dhe mosfunksionimi i semaforit në një nga kryqëzimet kryesore të kësaj rruge që lidh Durrësin me autostradën.

Të fundit