Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Lezhë-Milot, një prej makinave fundoset në kanal

Përplasen dy makina në Lezhë-Milot, një prej makinave

Një aksident ka ndodhur pranë kryqëzimit të Rrilës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.

Dy automjete mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për shkak të goditjes, siç shihet edhe nga pamjet, një prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në kanal.

Si pasojë, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit