Flash News

E-TJERA

Përplasen dy makina në Tiranë, humb jetën i mituri

Përplasen dy makina në Tiranë, humb jetën i mituri

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku si pasojë një i mitur ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç

Si rrjedhoj i mituri ka qenë në rrugë gjatë momentit të përplasjes së makinave dhe nuk i ka përballuar dot plagët e marra.

Më datë 03.06.2023, rreth orës 18:25, në fshatin Bërxull, në rrugën "Shkëndija", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë aksidentalisht nga përplasja e dy mjeteve, një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit